Vllaznia është në kërkim të tre pikëve teksa në Elbasan, në orën 18:00, do të luajë ndaj Kukësit jo në formën e tij me te mire.
Shkodranët janë tre pikë larg kreut dhe nuk mund të bëjnë hapa falsë në këtë moment kyç pasi titullin e kanë pretenduar prej fillimit të sezonit.
Nga ana tjetër Kukësi, i ka lënë objektivat e mëdha me kalimin e kohës dhe tashmë duhet të mendojë edhe për skuadrat që ka pas vetes për të mos rrezikuar në javët e mbetura duke qenë se diferenca me Kastriotin është pesë pikë dhe me Bylisin gjashtë pikë.
Pritet te jete nje ndeshje e hapur ku te dyja skuadrat do te kerkojne te marrin piket maksimale, por kuptohet qe do te fitoje ajo qe do te tregoje me shume deshire dhe me e sakte perballe portes kundershtare.