Procesi stervitor i ekipit te Vllaznise ka vijuar normalisht diten e sotme me seancen e rradhes.
Ajo eshte duke u zhvilluar ne keto momente ne fushen sportive “Reshit Rusi”.
I pranishem eshte edhe trajneri Ernest Gjoka i cili pavaresisht incidentit te djeshem, vazhdon te jete ne krye te skuadres.
Por, dukej qarte se gjendja psikologjike e trajnerit ka lene shume per te deshiruar.
Ai ka qene i shoqeruar nga anetari i Bordit te Vllaznise Beniamin Nako, i cili ka qene gjithnje prane tij qe nga pasditja e se enjtes.
Nderkohe, te pranishem ne ambjentet e fushes “Reshit Rusi” kane qene te pranishem edhe punonjes te policise te cilet jane te angazhuar per ruajtjen fizike te trajnerit te Vllaznise.
www.shkodrasport.com