Vllaznia do te luaje neser ndaj Partizanit sfiden e rradhes per kampionat. Nje ndeshje e cila eshte vleresuar ne maksimum nga te dy ekipet te cilat do te kerkojne fitoren.
Trajneri i Partizanit Ilir Daja ne konferencen e sotme per shtyp deklaroi se duhet bere shume kujdes ndaj Vllaznise sepse ajo ka kundersulm vra.star.
Ne fakt, me shtatelartin Ante Aralica shkodranet duket se kane goditur ne shenje. Ndaj Laçit ai beri gjithçka mire duke shenuar nje gol, duke dhene nje asist dhe duke qene nje rrezik i vazhdueshem per mbrojtjen kundershtare.
Edhe ndaj Teutes, ndonese nuk shenoi, sulmuesi kroat ka qene serish protagonist. Krijoi 3-4 raste shenimi dhe ndoshta mungesa e fatit e pengoi te shenonte, po ashtu fitoi 11-metershin qe me pas u anullua nga VAR-i.
Ne kete menyre, sfida e neserme ndaj Partizanit do te jete “e treta e verteta” per te pare cilesite e ketij sulmuesi. Aralica ne fakt nuk bindi shume ne periudhen para kampionatit, por ne ndeshje ka treguar nivel te larte.
Megjithate Aralica ka mundesi qe neser te tregoje serish se Vllaznia nuk ka gabuar me largimin e Dilaver dhe marrjen e tij./SHKODRA-SPORT.COM/