Vllaznia ka siguruar ngjitjen matematikisht në Superiore, pasi është shkëputur 12 pikë nga vendi i dytë, në të cilën ndodhet Besëlidhja.

Skuadrave u kanë mbetur nga katër ndeshje deri në fund të kampionatit dhe nëse Besëlidhja ndjekëse arrin t’i fitojë të katërta dhe Vllaznia në të njëjtën kohë supozohet se i humbet të katërta, sërish është ajo kryesuese deri në fund, për shkak se avantazhohet në ndeshjet direkte me lezhjanët. Nga tre takime të luajtura, dy janë fituar nga Vllaznia dhe një ka dalë barazim.

Ne kete menyre nga sonte per Vllaznine nuk duhet te flasim me per kategorine e pare, por per ate te Superliges. Ajo ka bere pergjithesisht nje sezon shume te mire dhe jo me kot, ka patur stabilitet ne rezultate.

Kthimi ne Superlige eshte konsideruar detyrime per kuqeblute dhe jo me kot drejtuesit e klubit ruajten berthanen e grupit te vjetshem dhe me disa perforcime, ia dolen te arrinin objektivin.