Sukseset e taekondisteve te Vllaznise kane vijuar edhe diten e djeshme ne garat e Kupes se Shqiperise qe u zhvilluan ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit. Ne garat e paraterinjve, ekipi shkodran ka zene vendin e pare duke u shpallur fitues i kupes, ndersa me te rinjte eshte renditur i dyti dhe eshte shpallur nenkampion.

Vllaznia eshte perfaqesuar ne kete aktivitet me 70 sportiste, nga te cilet 19 prej tyre kane zene vende te para, 17 vende te dyta dhe 18 vende te treta. Kjo do te thote se me teper se 3/4 e sportisteve shkodrane pjesmarres ne kete kompeticion, kane mundur te hipin ne podium ne perfundim te tij.

Per t’u veçuar jane arritje e disa sportisteve qe kane zene vende te para ne peshat respektive. Keshtu, ne garat e femijeve A, Elois Spatari ne peshen -25 kg eshte shpallur kampione dhe po ashtu edhe Broan Haxhkaj (-29 kg) kampion, Ajan Zadeja (-33 kg) kampion, Geald Mema (-36 kg) kampion, Jara Sadiku (-36 kg) kampione dhe Amer Vrina (+ 40 kg) kampion.

Ne kategorine e femijeve B jane shpallur kampione Albion Murrizi (-27 kg), Omer Puka -29 kg, Erglisa Lika (-29 kg). Ne kategorine e femijeve A kampione eshte shpallur Reina Spatari pesha -44 kg.

Ne kategorine e paraterinjve kampion eshte shpallur Menida Meta (-33 kg), Edrit Coka (-41 kg), Selma Uruci (-51 kg) dhe Ingrid Kthupi (+ 59 kg). Ne kategorine e te rinjve kampione jane shpallur Isra Meta (-49 kg), Ajla Maho (-52 kg), Irsa Osmanagiq (-59 kg), Esad Malaj (-63 kg) dhe Amina Batuni (-63 kg). Nderkohe nga Vllaznia ka patur edhe nje konkurrent ne kategorine e te rriturave, pikerisht Nejla Uruçi qe eshte renditur e dyta ne peshe -57 kg.

Ky aktivitet ka sherbyer edhe per perzgjedhjen e më të mirëve për ekipin kombetar që do marre pjesë në kampionatin Ballkanik fundjavën që vjen dhe pjese e kombetares tone do te jene edhe disa sportiste te Vllaznise./SHKODRA-SPORT.COM/