Ekipi i Vllaznisë në taekondo nuk ka arritur dot të shpallet kampion i Shqipërisë për vitin 2018.
Konkurrenca e fortë që ka patur ky kampionat, ka bërë që shkodranët të përfundojnë në vendin e tretë në renditjen ekipore.
Trajneri Elion Puka për këtë kampionat, që në fakt përveçse për kategorinë e të rriturve, ka qenë edhe për të rinjtë, ka patur në dispozicion 10 sportistë.
Vërtetë 9 prej tyre janë ngjitur në podium por kjo nuk ka mjaftuar që Vllaznia të shpallej kampione.
Kështu, në kategorinë e të rriturve, janë arritur këto rezultate:
Kategoria te rritur:
1. Bora Qosja -49 kg kampione
2. Dea Gërçari -62 kg kampione
3. Ditmir Vodinaj -80 kg,kampion
4. Ehad Myftija -80 kg,vend i 3-të
5 Dorjan Dokaj – 80 kg,vend i 2-të
6.Armel Delaj +87kg, kampion
7. Ergi Artunda +87kg, vend i 2-të
Kategoria te rinj:
8.Alsaed Shabaj -55kg vend i 2-të
9.Liliana Mema -63kg vend i 2-të
Bashkë me ekipin shkodran në këtë kampionat, kanë marrë pjesë edhe tre arbitra të këtij qyteti dhe pikërisht Vlerar Bekteshi që ka patur edhe rolin e kryeqgjyqtarit, Bledar Vukaj dhe Gramoz Hasa.
Ata kanë kontribuar në mbarëvajtjen e këtij aktiviteti. Në fund të kampionatit, trajneri Elion Puka në një prononcim të shkurtër është shprehur:
“Performanca e ekipit në këtë kampionat ishte e mirë por na duhet të stërvitemi shumë fort në mënyrë që të rrisim objektivat tona”.
© shkodrasport.com