Taekondistet e Vllaznise vazhdojne te dominojne ne garat qe zhvillohen ne vendin tone dhe diten e sotme ekipi shkodran eshte shpallur kampion me moshat 11-13 vjeç.

Garat jane zhvilluar ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” të Tiranës dhe Vllaznia u paraqit me 20 sportistë dhe me 2 trajnerë Elion Puka dhe Nikolin Perzefi.

•U arritën këto rezultate në total:

3 vende të para

2 vende të 2-ta

6 vende të 3-ta

1.Menida Meta -33 kg kampione

2. Aron Duka -41 kg nënkampion

3. Gjulja Xhaji -41 kg vend i 3-të

4. Ensar Dani -45 kg vend i 3-të

5. Edrit Çoka -45 kg nënkampion

6. Antia Bardhi -47 kg kampione

7. Klejvis Kruja -49 kg vend i 3-të

8. Selma Uruçi -51 kg vend i 3-të

9. Anselma Xhaji -55 kg vend i 3-të

10. Alessandro Hoti +65 kg vend i 3-të

11. Ema Dodaj +59 kg kampione.