Patjetër që ekipet e Superligës dhe futbollistët e tyre kanë shijuar festat e fundvitit në këtë periudhë. Kampionati ka qenë pushim, ku do rikthehet në datën 15 janar, dhe si rrjedhojë edhe skuadrat kanë pasur ditët e tyre të relaksit. Lajmet që kanë qarkulluar më shumë në ambientin e futbollit shqiptar janë ato lidhur me merkaton.

Kështu disa prej skuadrave kryesore të vendit janë vënë në lëvizje. Jo vetëm me largime futbollistësh, por edhe me disa afrime ose arritje marrëveshjesh në parim me disa futbollistë me të vërtetë cilësorë. Kështu Partizani duket se ka “prenotuar” Sherif Kallakun e nga ana tjetër Dinamo ka gjetur akordin me Sabien Lilajn.

Tirana nga ana e saj po ashtu duket se ka gjetur gjuhën për të rikthyer në shtëpi ish-mesfushorin e tyre, Klisman Cake. Tek Vllaznia për momentin situata duket në vend numëro përsa i përket afrimeve.

Kështu nëse Gigante është zyrtarizuar si i larguar, rrugën e tij do e ndjekë edhe braziliani tjetër, Kaina. E madje edhe ndonjë futbollist tjetër kuqeblu.

Por situata e afrimeve duket ende e bllokuar. Kjo ndoshta sepse drejtuesit po studiojnë tregun dhe nevojat e skuadrës. Ku ndërhyrjet në treg duhet të jenë të kujdesshme dhe në ekip të afrohen ata futbollistë që mund të japin një kontribut dhe të jenë një vlerë për kuqeblutë në pjesën e mbetur të sezonit.

Endri ÇINARI