Lajme të mira për Vllazninë. Vizita e drejtorit sportiv Engin Firat në Katar ditët e fundit ka sjellë jo pak lajme pozitive. Përveç bashkëpunimit me një Akademi shumë të njohur, përveç nënshkrimit të një marrëveshje me një klub në Katar për shkëmbim lojtarësh e përvoje, ka edhe një të re tjetër me shumë vlerë.

Ka qenë vetë drejtori Firat i cili në një prononcim për RTSH deklaroi: “Në verë mund të kemi një sponsor nga Katari”. Bisedimet duket se kanë nisur dhe nëse do të arrihej kjo gjë, padyshim që do të ishte diçka me shumë vlerë.

Vllaznia e verës me shumë të ngjarë do të jetë skuadra e Superligës dhe për ta ndërtuar atë do të duhen më shumë financa.

Mund të vijnë edhe nga larg dhe kjo do të ishte shumë pozitive. Në Shkodër duket se diçka ka filluar të lëvizë dhe përderisa po thuhet kështu, kemi prirje t’i besojmë se vërtetë diçka pozitive ka për të ndodhur.

Por deri ne vere, Vllaznia ka per detyre te beje mire njehere ne kampionatin e kategorise se pare ku i duhet te shpallet medoemos kampion, per te menduar pastaj per gjera te tjera.
© shkodrasport.com