Pas suksesit të pak ditëve më parë me ekipin e të rejave, Vllaznia ka rrëmbyer sot edhe një tjetër titull kampion.

Këtë herë me ekipin e paratëreja, trofe ky që ashtu si për ekipin e më të rriturave, është i treti rradhazi për të.

Një sukses i merituar i këtij ekipi që edhe në ndeshjet e turit final ka arritur të jetë më i miri nga katër skuadrat pjesmarrëse dhe të shpallet kampion.

Ai ka fituar dy ndeshje dhe ka humbur një por ka grumbulluar më shumë pikë se çdo ekip tjetër dhe për këtë arsye ka merituar trofeun e kampionit.

Në fund është zhvilluar edhe ceremonia e dorëzimit të kupës ku përfaqësuesi i Federatës ia ka dorëzuar atë kapitenes Megi Memçaj.

Një sukses i këtyre vajzave dhe i trajnerëve Ferdinand Bardeli e Ana Gjelaj që vazhdojnë të na dhurojnë suksese me ekipet e moshave të volejbollit në Shkodër.
© shkodrasport.com