Ekipi i Vllaznisë në volejboll për femra ka humbur një tjetër ndeshje në kampionat. Pasditen e sotme ai është ndeshur me Partizanin në takimin e luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”.

Vajzat shkodrane nuk kanë mundur dot të rezistojnë ndaj një prej ekipeve më të forta të kampionatit.

Në setin e parë ato kanë shënuar vetëm 13 pikë, në të dytin 9 dhe në të tretin 18 pikë.

Në këtë mënyrë, Vllaznia ndodhet edhe pas kësaj jave në vendin e shtatë të renditje.

Në 10 ndeshje të zhvilluara deri më tani, ajo ka fituar vetëm dy dhe ka humbur 8 të tjera duke qenë krejtësisht jashtë çdo pretendimi për të hyrë edhe sivjet në mes katër ekipeve më të mira të kampionatit.
© shkodrasport.com