Pasi e kanë lënë pushim sot skuadrën, stafi teknik i Vllaznisë i ka lajmëruar ato që nesër në orën 15.30 do të nisin përgatitjet për sfidën e rradhës, atë me Luftëtarin. Por para saj pritet që të zhvillohet edhe një analizë e zgjeruar e ndeshjes së fundit, asaj të humbur 0-1 me Teutën.

Në këtë analizë përveç stafit teknik dhe futbollistëve, pritet të marrin pjesë edhe dy drejtuesit e lartë të klubit, administratori Gjyrezi dhe drejtori sportiv Zeka. Nuk është çudi nëse do të ishte prezent edhe kryebashkiakja Ademi. Ajo në këtë fillim-kampionati është duke i qëndruar shumë pranë ekipit dhe këtë e ka treguar si me praninë e saj në stërvitje, ashtu edhe në vend-grumbullimet apo dhe në stadiumet e Fierit dhe atë të Shkodrës ku janë zhvilluar dy ndeshjet e para të kampionatit.
© shkodrasport.com