Sot stafi i Vllaznise por edhe tifozet kane marre serish lajme te mira. Portieri i perspektives Kristi Qarri ka rinovuar edhe per 5 sezonet e ardhshme, çka do te thote se drejtuesit e klubit po mendojne edhe per perspektiven.

Por nga ana tjeter, ajo qe ka gezuar te gjithe eshte firmosja e kontrates me nje emer te njohur te futbollit shqiptar, Eni Imamin. Me te, mbrojtja e kuqebluve duket tashme “e blinduar”.

Megjithate lajmet e mira per kuqeblute duket se nuk do te mbarojne ketu. Neser pritet te mberrije ne Shkoder e me pas edhe te firmose me Vllaznine sulmuesi boshnjak Haris Dilaver.

Palet duket se kane rene dakord per gjithçka sa i takon kontrates dhe ka mbetur vetem zyrtarizimi. Nese ndodh edhe kjo atehere Vllaznia do te plotesonte edhe repartin e sulmit, qe po kerkonte prej kohesh ta bente.

Drejtuesit kane bene nje merkato shume te kujdesshme duke ia ndryshuar teresisht fytyren skuadres dhe per kete arsye pritet qe ne sezonin e ri Vllaznia te kete objektiva krejt te tjera./SHKODRA-SPORT.COM/