Pas miqesoreve me Beselidhjen, Ohrin dhe Teuten, Vllaznia do te zhvilloje edhe nje te katert dhe te fundit ne prag te nisjes se kampionatit te ri.
Siç behet e ditur, kuqeblute do te luajne pasditen e se merkures ndeshjen e rradhes dhe perballe tyre do te jete ekipi maqedonas FK Labunishta, i cili merr pjese ne kategorine e dyte te futbollit te vendit fqinj.
Ne fakt, gjate kesaj periudhe ka qene e veshtire per te gjetur kundershtare sepse kampionati ne Maqedonine e Veriut tashme ka filluar. Gjithsesi edhe ndaj Labunishtes, stafi teknik i Vllaznise do te mundohet te shohe skuadren ashtu si duhet, kjo sa i takon vendosjes ne fushe, por edhe formacionit.
Kuptohet qe trajneri Jonuz ka filluar te mendoje per sfiden e pare te kampionatit, ate ndaj Laçit dhe per rrjedhoje, do ta ndertoje skuadren me kontigjentin e lojtareve qe ka aktualisht ne dispozicion.
Tekniku maqedonas ka vetem disa dyshime ne lidhje me menyren si Vllaznia do te luaje ne manovren sulmuese sepse mungesa e nje sulmuesi potent, ka bere qe ai te aplikoje vendosje dhe skema te ndryshme.
Por ajo qe ka rendesi per momentin eshte se niveli i skuadres nga ndeshja ne ndeshje ka ardhur duke u rritur dhe kjo e ka entuziasmuar stafin qe neser ndaj Labunishtes do te kerkoje nje tjeter fitore dhe per me teper, paraqitje te mire ne fushe.
www.shkodrasport.com