Dita e nesërme do të dhurojë edhe miqësoren e tretë për Vllazninë në përgatitoren e Ulqinit. Këtë herë përballë saj do të jetë ekipi I Luftëtarit të Gjirokastrës. Vetëm dy ditë më parë, gjirokastritët u ndeshën me Vllaznia U-19 dhe ndeshja përfundoi në barazim 1-1 ndërsa sot është rradha e Vllaznisë së madhe për t’u ndeshur me ta. Në këtë ndeshje, do të kemi debutimin e parë me fanellën kuqeblu të blerjes së re të kuqebluve, sulmuesit Ivan Jabllan. Ndeshja me LUftëtarin, do të rregjistrojë në këtë mënyrë të tretën miqësore për kuqeblutë. Të parën ata e luajtën të dielën e kaluar ndaj Petrovacit të cilën e humbën 0-1, ndërsa të enjten  kanë fituar me skuadrën e superligës malazeze- Bokelj të Kotorrit 1-0 me golin e shënuar nga Gjini. Takimi i nesërme pritet të nisë në orën 13.00 në një nga fushat pranë kompleksit “Olimpik”. Me shumë mundësi, kjo do jetë edhe miqësorja e fundit e kuqebluve gjatë ditëve të qëndrimit në tokën malazeze sepse të mërkurën ose të enjten ata do të kthehen në Shkodër për t’u bërë gati për ndeshjen e kupës me Laçin.

www.shkodrasport.com