Vllaznia nuk i ka nderprere ende stervitjet ndonese po i drejtohemi fundit te vitit, madje mesojme se neser ajo do te zhvilloje edhe nje ndeshje miqesore.
Vete klubi shkodran permes faqes zyrtare ka njoftuar pak minuta me pare se neser kuqeblute do te ndeshen me ekipin e Beselidhjes dhe ndeshja do te luhet ne stadiumin “Loro Boriçi” duke filluar nga ora 12:00.
Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe meson se ne kete ndeshje stafi teknik nuk do te aktivizoje asnje nga titullaret. Ne fushe ndaj lezhjaneve pritet te jene disa nga lojtaret rezerve dhe te tjere qe do te vijne nga ekipi i te rinjve.
Nderkohe titullaret do te zhvillojne nje seance te zakonshme stervitore dhe me pas do te marrin pushimet e fundvitit, per t’u rikthyer serish ne stervitje me 3 janar, date dhe kur ekipi pritet te udhetoje drejt Ulqinit per te zhvilluar atje disa dite stervitje./SHKODRA-SPORT.COM/