Vllaznia do te luaje neser ndaj Elbasanit ndeshjen e turit te dyte te Kupes se Shqiperise. Ajo do te luhet ne oren 13:30 ne stadiumin “Loro Boriçi”.

Per kete ndeshje pritet qe stafi teknik te beje disa ndryshime ne formacion, por kuptohet duke ruajtur boshtin e ekipit ne menyre qe t’i ruhet ndonje te papriture.

Por nga ana tjeter, ne kete ndeshje do te kete edhe nje risi tjeter, por kete here nga drejtuesit e klubit.

Ata kane vendosur qe ne ndeshjen e neserme ndaj Elbasanit te prezantojne fanellen e tyre te trete. Kete gje e kane bere te ditur permes faqes zyrtare te klubit.

Deri me tani, Vllaznia ka luajtur ne ndeshjen e Shkodres me fanellen tradicionale, ate kuqeblu, ndersa ne transferte kane luajtur me fanellen e bardhe me shirite kuqeblu.

Nderkohe uniforma e trete, ajo me te cilin do te luajne neser eshte kjo me poshte: