Pas tre ditesh pushim, Vllaznia i eshte rikthyer diten e djeshme stervitjes duke zhvilluar seancen stervitore te rradhes dhe keshtu ka ndodhur edhe sot kur ekipi ka zhvilluar seancen tjeter.

Me perjashtim te brazilianit Victor Da Silva qe vazhdon te jete ne fazen e rikuperimit dhe te Imerit qe ka marre nje dite me shume leje, te gjithe futbollistet e tjere kane qene ne dispozicion te trajnerit Brdariç dhe stafit te tij.

Nderkohe mesohet se diten e neserme eshte planifikuar zhvillimi i nje ndeshje kontrolli brenda familjes, teksa do te vihen perballe njeri- tjetrit ekipi i pare me ate te dytin.

Nderkohe pjese e kesaj miqesoreje mund te jete edhe ndonje futbollist nga ekipi U21. Ideja e stafit ka qene per ta mbajtur te gjithe skuadren ne tonus ne kete jave pushimi, para se te nisin pastaj te henen pergatitjet per sfiden ndaj Partizanit.

Nderkohe, duket se atmosfera ne skuader eshte shume e mire dhe pas dy fitoreve te fundit ne rradhet e pjestareve te saj eshte rikthyer besimi per ta mbyllur si duhet kete sezon./SHKODRA-SPORT.COM/