Pas 7 miqesoreve te luajtura deri me tani, Vllaznia do te kete edhe nje tjeter diten e neserme. Kete here do te jete perballe Apolonise, kundershtarit te javes se pare te kampionatit me te cilin duhej te ishte ndeshur qe javen e kaluar por kjo nuk ndodhi per shkak te shtyrjes se kampionatit.
Fakti qe kjo nuk ka ndodhur, do te thote se miqesoret mund te jene nje arsye e mire per te testuar veten. Tifozet ne fakt nuk e kuptojne se si drejtuesit e Vllaznise do te luajne me kundershtarin e pare te kampionatit.
Por nga ana tjeter, mbetet per t’u pare se cilet lojtare do te hedhe ne fushen e lojes trajneri Brdariç. Nuk perjashtohet mundesia qe te kete ndryshime ne krahasim me ndeshjet e kaluara.
Kjo mbetet per t’u pare pasditen e neserme kur skuadrat te zbresin ne fushen e stadiumit “Loro Boriçi” ne oren 16.00 per ta luajtur kete miqesore.
Per Vllaznine ajo do te jete e teta. Ne shtate te meparshmet ekipi shkodran ka fituar kater prej tyre, ka barazuar nje dhe ka humbur dy, pikerisht ndaj Teutes dhe Tiranes./SHKODRA-SPORT.COM/