Vjen miqesorja e dyte per ekipin e Vllaznise. Pasditen e se martes ekipi shkodran do te ndeshet ne stadiumin “Loro Boriçi” ndaj Terbunit te Pukes. Lajmi eshte bere i ditur nga faqja zyrtare e klubit Vllaznia.
Trajneri Brdariç e deklaroi pas miqesores me Burrelin se planet ishin per te luajtur edhe dy ndeshje te tjera miqesore gjate kesaj jave dhe e dyta ne fakt erdhi shpejt.
Ajo do te luhet neser ne oren 18.00 dhe padyshim qe do t’i sherbeje jo pak stafit teknik per te pare edhe njehere gjendjen e disa lojtareve qe jane bashkuar se fundi me skuadren.
Nderkohe mesohet se Vllaznia po planifikon edhe nje miqesore te trete, ate ndaj Tiranes qe pritet te luhet diten e diele, por ende nuk eshte caktuar stadiumi dhe ora e zhvillimit te saj.
Keto ndeshje jane shume te rendesishme per kuqeblute dhe kjo ishte arsyeja pse trajneri vendosi qe ekipi te mos shkonte per faze pergatitore jashte vendit, ku nuk do te kishte mundesi per te luajtur miqesore te tilla./SHKODRA-SPORT.COM/