E tha mbreme ne prononcimin e tij drejtorit Matko Djarmati dhe ne fakt neser pritet te behet realitet. Vllaznia eshte ne pritje te nje tjeter lojtari nga merkatoja.

Sipas tij, behet fjale per nje futbollist te repartit ofensive, megjithate mbetet per t’u pare nese eshte sulmues i mirefillte apo fantazist.

Skuadra shkodrane mbase me shume sesa per nje sulmues te mirefillte ka nevoje per nje fantazist, megjithate ende nuk eshte e qarte se cili lojtar do te vije.

“Shkodra Sport” ka mesuar se ai eshte boshnjak dhe te henen pritet te mberrite te Vllaznia, per t’u vene menjehere ne dispozicion te trajnerit Brdariç.

Kuqeblute edhe mbreme ndaj Teutes ne finalen e Superkupes treguan mangesi ne aspektin e lojes sulmuese prandaj dhe drejtuesit kane nderhyre menjehere ne merkato duke kerkuar te sjellin edhe nje lojtar tjeter cilesor per kete repart./SHKODRA-SPORT.COM/