Vllaznia do te zhvilloje pasditen e neserme ndeshjen e saj te katert miqesore ne kete prag- sezoni. Kete here, miqesorja e rradhes do te zhvillohet ne stadiumin e qytetit te Bilisht, pikerisht vendit ku kuqeblute jane duke u stervitur qe prej dites se djeshme.
Nga sa behet e ditur, ekipi shkodran do te ndeshet me vendasit e Devollit dhe takimi do te startoje ne oren 17:00. Kuptohet qe per shkodranet kjo miqesore vlen shume sepse do ta ndihmoje stafin teknik per kolaudimin sa me te mire te ekipit per startin e kampionatit te ri.
Kujtojme qe tek Vllaznia kane ardhur shume lojtare dhe madje po vazhdojne te vijne e per kete arsye ata duan kohen e mjaftueshme ne dispozicion per t’u harmonizuar me pjesen tjeter te ekipit.
Per shkodranet miqesorja e neserme do te jete e katerta gjate kesaj periudhe. Me perpara kane humbur 0-1 ne Puke me Teuten, kane fituar 1-0 me Kastriotin ne Fushe- Kruje dhe se fundi, 2-1 me Erzenin ne Shkoder.
www.shkodrasport.com