Java e katërt e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj ka dhuruar sfidën Vllaznia- Kamza Basket, e cila do të luhet në orën 18.00 të së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Kjo ndeshje konsiderohet shumë e rëndësishme për kuqeblutë të cilët në rast fitoreje, do të forcojnë pozitat e tyre në dy-tre vendet e para të renditjes.

Fitorja ndaj Partizanit dy javë më parë i ka dhënë edhe më shumë moral basketbollistëve shkodranë. Trajneri Bledar Gjeçaj duke folur për “Shkodra Sport” në këtë pragndeshje, shprehet: “E kemi vlerësuar maksimalisht këtë takim dhe besoj se basketbollistët e mi do të shprehen ashtu si duhet në fushën e lojës për të arritur një tjetër fitore që do të na ndihmonte shumë për ecurinë e mëtejshme në kampionat”.Vllaznia ne tre javet e para ka fituar dy ndeshje dhe ka humbur nje dhe per kete arsye neser do te synoje fitoren e trete ne kampionat.
© shkodrasport.com