Humbja e sotme ndaj Laçit ka nxjerrë në pah sërish problemet që ka skuadra e Vllaznisë me përbërjen e saj. Ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet dhe opsionet e saj më të mundshme në merkaton e janarit mund të vijnë nga Kosova. Mediat e këtij vendi, bëjnë të ditur se me të filluar afati kalimtar i merkatos, klubet do të kërkojnë përforcime.
Por janë disa klube nga ku do të tentohet të merren lojtarët dhe kjo pasi ata nuk janë paguar nga dy në tre muajt e fundit. Bëhet fjalë për Drenicën, Flamurtarin dhe Besën. Nëse një lojtar nuk është paguar tre muaj dhe kjo është mëse e vërtetë për këto tre skuadra, ai mund ta shkëpusë marrëdhënien me klubin paraprak. Kjo i bie që lojtarët e këtyre tri klubeve pa problem do të mund t’i prishin kontrata me klubet. Drenica është skuadra që ka më së shumti lojtarë cilësor dhe mund të jetë cak i shumë klubeve për përforcime.
© shkodrasport.com