Rezultatet e fundit në kampionat, si edhe paraqitja e mirë e ekipit kanë shtuar besimin se Vllaznia është rikthyer aty ku duhet. Pas një viti në kategorinë e parë, në djepin e futbollit shqiptar është kthyer entuziazmi. Në Shkodër buzëqeshin, nëntë pikë në gjashtë javë dhe vetëm dy pikë nga vendi i parë kanë bërë që edhe tifozët të organizohen.
Së fundmi, tifozët po mendojnë të krijojnë një grupim të ri “ultras”. Si duket, mos organizimi i grupit “Vllaznit” ka sjellë edhe këto masa. Shkodra është në këmbë dhe duket se tifozët do të pushtojnë serish “Loro Boriçi-n”.
Postimi:
Njoftojm te gjith Djemt e Ri që duan Që Te Krijohet nje Grupim i Ri Ultras Ne mbeshtetje te Vllaznis me emer Dhe Logo Te ndare nga Grupimi Aktual qe nuk Po i rikthehet tifoskenes Dhe per me Shum Nuk ka kryesi . Te na kontaktojn ne Inbox Dhe se Bashku Mund te krijojm diçka te bukur qe do ket mbeshtetjen e te gjitheve . Forca VLLAZNI