Në Shkodër, nisur edhe nga mundësitë që të ofron tregu, Vllaznia e ka parë të udhës që të rinovojë me xhavhirët dhe lojtarët vendas. Kujtojmë se mesfushori u bë kohë që nuk stërvitet më me ekipin, pasi nuk gjetën gjuhën e përbashkët për rinovimin.

Mësohet se nuk është i vetmi që mund të rikonfirmohet për sezonin 2020-2021. Shumë shpejt do të ulen në tryezën e bisedimeve edhe me qendërmbrojtësin Dajan Shehi dhe sulmuesin Silvio Zogaj.

Kujtojmë se më herët janë “blinduar” edhe emra si Krymi, Marku, Ramadani e Bardulla.

Ndërkohë, që në Shkodër janë afruar edhe lojtarë cilësorë, brazilianë por edhe të tjerë futbollistë që sipas stafit janë mera që pritët të bëjnë punë në sezonin e ri, në realizimin e synimeve që kanë kuqeblutë në sezonin e ri./Vipsport/