Nga Endri ÇINARI
Vllaznia është rikthyer ditën e mërkurë në stërvitje pas dy ditësh pushim. Shkodranët pas fitores me rezultatin 3-0 ndaj Bylis në javën e 24-ët tashmë kanë nisur përgatitjet për raundin e 25-të të Superiores. Shkodranët do udhëtojnë drejt Elbasanit të dielën, për t’u përballur me Dinamon. Një duel direkt për katër vendet e kreut mes dy skuadrave që i kanë dhën tonin këtij ediconi.
Grupi i futbollistëve të drejtuar nga Thomas Brdariç ka qenë i plotë. Ku me grupin gjatë kësaj jave pritet të rintegrohet totalisht edhe Klinti Qato. Me mesfushorin kuçovar i cili ka kaluar një dëmtim që nga ndeshja e kupës në janar kundër Besës, shkruan shkodrasport.com
E ndërsa më me detaje do shikohet edhe situata e mbrojtësit, Spahija. Me mëngjërashin që po ashtu është në “bokse” nga një dëmtim që e shoqëron prej disa javësh. Humori dhe motivimi ka qenë në doza të larta tek kuqeblutë.
Të cilët duket se nuk e ndjejnë aspak presionin e një ndeshjeje si ajo kundër Dinamos. Ku qetësia tashmë mbizotëron në kampin e 9 herë kampionëve të vendit, të cilët kanë një ecuri shumë pozitive në javët e fundit. Duke grumbulluar 12 pikë nga 15 të mundshme në 5 raundet e fundit të Superiores.(www.shkodrasport.com)