Pas barazimit ndaj Shënkollit, ekipi i Vllaznisë do të fillojë të mendojë për ndeshjen e rradhës, atë që do të luajë ditën e shtunë ndaj Vorës. Kjo e fundit mbyll tabelën e renditjes në grupin A dhe praktikisht konsiderohet një sfidë e lehtë për kuqeblutë, por me siguri që në kampin shkodran do bëjnë kujdes për të mos e nënvlerësuar këtë sfidë.

Vora vërtetë mund të jetë e fundit por në futboll gjithçka mund të pritet. Madje, Vllaznia në jo pak raste, pikërisht në ballafaqime të tilla e ka pësuar.

Trajneri Lika e ka të qartë këtë gjë dhe do të mundohet të mos e ulë ritmin e punës dhe seriozitetin në përgatitjet për këtë sfidë. Edhe formacioni do të jetë ai më i miri sepse e rëndësishme është marrja e trepikëshit të rradhës.

Ekipi i Vllaznisë do të nisë pasditen e sotme përgatitjet për këtë ndeshje dhe të gatshëm pritet të jenë të gjithë futbollistët.
www.shkodrasport.com