Skuadra shkodrane pasditen e sotme ka nisur përgatitjet për sfidën e rradhës kundër Skënderbeut.

Natyrisht që nuk ka shumë kohë në dispozicion ngaqë do të luhet në mesjavë megjithatë do të ketë edhe një seancë të fundit nesër dhe më pas do të niset drejt Korçës.

Trajneri Kraja për këtë sfidë të fundit të kampionatit ka jo pak probleme. Disa nga lojtarët titullarë kanë shqetësime të ndryshme muskulare dhe nuk po kalojnë një gjendje të mirë.

Disa të tjerë janë të dëmtuar dhe ende nuk dihet nëse do të jenë të gatshëm për të mërkurën apo jo.

Bëhet fjalë për Orelesin, Bardullën dhe Ribajn. Të tre ata munguan në ndeshjen ndaj Kukësit për arsye dëmtimesh dhe ende nuk dihet nëse do të jenë në gjendje të luajnë pas dy ditësh.

Stafi teknik është munduar ta mbajë skuadrën shumë të karikuar sepse ka edhe një betejë të fundit teksa do të tentojnë ta fitojnë atë dhe sërish në pritje të rezultatit të kundërshtarit, për të parë nëse do ia dalin edhe sivjet apo jo.
© shkodrasport.com