Vllaznia pritet që të largime dhe me shumë gjasa ata lojtarë që nuk kanë bindur pritet që të mos jenë më në planet e drejtuesve kuqeblu, ndonëse kontrata mund të jenë njëvjeçare dhe shkodranët mund të preken nga kosto financiare.

Por, nga sa bëhet e ditur, me shumë gjasa, Cojocaru dhe Ristevski me shumë gjasa mund të mos jenë më pjesë e skuadrës në pjesën e dytë të garës së Superiores.

Po ashtu edhe brazilianët që nuk kanë luajtur shumë dhe kanë pasur probleme, si Emerson si dhe Uenderson.

Fili është dëshira e parë në Shkodër, por në skenë kanë dalë edhe emrat e Hebajt, Kamarasë dhe koplikasit që u largua nga Laçi dy ditë më parë Ersil Ymeri.

Në Shkodër kanë nisur nga puna…Jo më kot Jonuz tha se kam në listë 10 afrime për pjesën e dytë të garës./Vipsport/