Pas shumë kohë pritje, Vllaznia më në fund ka nisur stërvitjen. Pasditen e së hënës, futbollistët kuqeblu kanë zhvilluar të parën seancë stërvitore për këtë sezon futbollistik.

Përpara fillimit të saj është bërë edhe prezantimi i trajnerit të ri Hasan Lika. Ka qenë administratori i klubit Suad Lici ai që u ka bërë të qartë se i pret një punë e madhe.

Më pas, tekniku i sapoemëruar ka dhënë edhe një prononcim për mediat duke shpjeguar edhe arsyet që e çuan të vinte tek Vllaznia në këtë periudhë.

Ndërkohë i pyetur në lidhje me objektivat që do të ketë skuadra në sezonin e ri, trajneri Lika është shprehur.

Në seancën e parë kanë qenë të pranishëm vetëm 18 futbollistë ndërkohë që edhe trajneri Lika ka qenë pa ndihmës por nga dita e nesërme me shumë mundësi do të emërohen edhe ata që do të punojnë krah tij.

Tekniku kryeqytetas ka lënë të kuptohet se ndihmësit e tij do jenë nga Shkodra dhe të gjithë sëbashku do të mundohen të bëjnë më të mirën për Vllazninë.