Ka shkuar në tetë numri i kontratave të firmosura nga futbollistët e sapoardhur apo dhe ato që kanë rinovuar me Vllazninë. Skuadra duket se gradualisht po merr formën e duhur.

Numrit të mësipërm nëse i shtojmë edhe emrat e lojtarëve të rinj që janë nën kontratë si Pusi, Palushani, Balaj, Rajçeviq, Smajli etj, ajo plotësohet edhe më tepër.

Megjithatë mungojnë “firmat e rënda”. Por nga dita e nesërme priten të tjera kontrata të firmosen.

Disa nga titullarët kanë dilema për të vazhduar apo jo por një pjesë e mirë e tyre i kanë pranuar kushtet e klubit dhe nga dita e nesërme mendohet të hedhin edhe ato firmë në kontratë.

Drejtuesit e klubit duan të mbyllin listën e 25 lojtarëve që do federojnë dhe për këtë arsye pritet që çdo gjë të vendoset deri ditën e enjte.
© shkodrasport.com