Vllaznia dhe Kastrioti do të përballen ditën e hënë, në kuadër të javës së 27-të të “Abissnet Superiore”, që do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi”, ora 17:45.

Një takim i luftuar mes dyja skuadrave që kërkojnë medoemos tre pikët. Shkodranët do kërkojnë fitoren e kthesës pas tre javëve me rezultate negative, ndërsa krutanët do kërkojnë fitoren që t’i largohen edhe më shumë zonës së ftohtë të renditjes.

Për këtë sfidë, trajneri i shkodranëve Elvis Plori do të ketë “luksin” të zgjedhë formacionin më të mirë që të hedhë në fushën e lojës, sepse me përjashtim të Heriç, që është i ndëshkuar me karton të kuq, trajneri Plori e ka të plotë grupin e lojtarëve.

Në dyshim është edhe kapiteni Erdenis Gurishta, megjithatë situata e tij po shikohet me kujdes, pasi nuk duhet rrezikuar me dëmtimin e tij që ka.
Maringlen ZHIVANI