Ndonëse duhet edhe më tepër se një muaj e gjysëm që të nisë zyrtarisht merkatoja e janarit, drejtuesit e Vllaznisë mësohet se kanë nisur punën për të parë ndonjë futbollist që mund t’i bashkohet kësaj skuadre. Për momentin nuk ka një objektiv të qartë se ku po synohet, në tregun e brendshëm apo atë të huaj megjithatë ideja është të gjendet ndonjë lojtar cilësor për sulmin por edhe për mbrojtjen.
Burime pranë skuadrës bëjnë të ditur se kanë nisur kontaktet me menaxherë të ndryshëm dhe po shikohet mundësia e gjetjes së ndonjë lojtari cilësor. Sakaq, po ashtu bëhet e ditur se 4-5 elementë nga ata që formojnë sot 25-shen e Vllaznisë, në janar nuk do jenë më pjesë e saj. Do kalojnë tek ekipi B apo do të lihen të lirë, kjo ende nuk është përcaktuar. Këto futbollistë nuk kanë bindur as Cungun më parë dhe as Gjokën tani dhe për këtë arsye, pritet të largohen.
www.shkodrasport.com