Te Vllaznia kane nisur merkaton dhe perforcimi i pare ka qene ai i Serjan Repajt, nderkohe qe thuhet se eshte arritur akordi edhe me futbollistin Alfred Mensah. Por ne fakt, per kete skuader ne skene ka dale nje problem tjeter.
Kjo sepse merkatoja e Vllaznisë figuron e bllokuar nga FIFA., te pakten keshtu shkruan “Panorama Sport”. Ky është vendimi i fundit i organit më të madh botëror të futbollit. Në një kontroll të lehtë në vendimet e bllokimeve figuron se kuqeblutë janë pezulluar të regjistrojnë lojtarë në tre sesionet e radhës, që janë merkatoja e janarit 2025, ajo e verës 2025 dhe e dimrit 2026.
Nuk dihen lojtarët apo punonjësit që kanë ngritur ankimimin, por duhet shtuar se në rast të shlyerjes së detyrimeve, gjithçka mund t’i kthehet normalitetit. Vendimi i publikuar është i datës 26 dhjetor, teksa shkodranët kanë gjithë kohën e nevojshme për të rregulluar këtë problem, që për hir të së vërtetës nuk dihet sesa i madh është. Mbetet të shihet sesa është shuma që kuqeblutë duhet të paguajnë kundrejt palës tjetër.
Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se është një problem i vjetër që ka të bëjë me çështjen e futbollistit Eslit Sala, por gjithçka do të zgjidhet brenda pak ditësh dhe merkatoja e kuqebluve do të jetë sërish funksionale.