Mengjesin e sotem ekipi i Vllaznise ka marre rrugen drejt Korçes ku do te zhvilloje nje stervitje 10 ditore ne prag te nisjes se sezonit te ri futbollistik.

Pjese e ekipit ne kete faze pergatitore per momentin jane 23 futbolliste, nderkohe qe jane lene dy vende bosh per ata qe mund te vijne nga merkatoja ne ditet ne vazhdim.

Reduktimi i numrit te lojtareve ne stervitje ka bere qe te mbesin jashte ekipit disa nga lojtaret e rinj por edhe ndonje nga ata qe kane qene me kontrate.

Drejt Korçes, i vetmi nga grupi i te rinjve qe ka mbetur ne skuader eshte Eraldo Deda, nje lojtar i ardhur nga ekipi U19 dhe qe ne fakt ka spikatur gjate kesaj periudhe. Ai mund te luaje ne çdo pozicion ne fushen e lojes duke filluar nga mbrojtja, mesfusha por edhe ne sulm.

Sakaq, kane mbetur jashte skuadres futbolliste si Repaj, Smajli, Bushaj, Mali, Shkoza etj te cilet ose do te huazohen ne ekipe te tjera ose do te luajne me ekipin U21 qe sapo eshte krijuar.
www.shkodrasport.com