Pasditen e sotme ekipi i Vllaznisë është nisur drejt Ulqinit ku do të qëndrojë për një periudhë 10 ditore ku do të zhvillojë fazën më intensive të përgatitjeve për gjysmën e dytë të sezonit. Ajo çfarë është parë në momentin e nisjes së autobuzit drejt tokës malazeze, ka qenë prania edhe e Hajdarit, futbollistit më të ri të Vllaznisë e po ashtu edhe ajo e portierit Sherri. Ky i fundit kishte kohë që po shikonte mundësinë e kalimit në futbollin italin por deri në fund të sezonit të paktën duket se do të jetë pjesë e kuqebluve.

Nga ana tjetër, bashkë me ekipin kanë udhëtuar drejt Ulqinit edhe disa futbollistë të ekipit B dhe po ashtu edhe ndonjë lojtar i ekipit U-19 i cili do të ketë mundësinë që të tregojë aftësitë e veta para syve të trajnerit Cungu dhe stafit teknik. Skuadra shkodrane gjatë ditëve të qëndrimit në Mal të Zi me shumë të ngjarë do të zhvillojë edhe ndonjë ndeshje miqësore megjithatë ende nuk janë përcaktuar kundërshtarët.

© shkodrasport.com