Ndeshja e nesërme ndaj Kukësit kuptohet që është shumë e rëndësishme dhe fitorja konsiderohet detyrim për futbollistët e Vllaznisë duke parë edhe renditjen që kanë në tabelën e klasifikimit. Por në fakt, ata kanë edhe një “detyrim” më shumë. E kanë për t’i bërë një dhuratë ashtu si duhet trajnerit të tyre Ernest Gjoka i cili pikërisht sot ka ditëlindjen. Natyrisht që fitorja ndaj Kukësit do të ishte “qershia mbi tortë” për 48 vjetorin e lindjes së tij.
Trajneri në fakt sot nuk e ka patur shumë mendjen tek ditëlindja sesa tek përgatitjet për sfidën e nesërme dhe kuptohet që është nën efektin e etheve të kësaj sfide.
© shkodrasport.com