Boksierët e ekipit të Vllaznisë pas ndeshjeve të ditës së tretë të kampionatit, duken vetëm një hap larg fitimit të titullit kampion për këtë vit. Ata janë në numrin më të madh të finalistëve, plot 7 përballë 5 boksierëve që ekipi tjetër pretendent- Tirana ka nxjerrë në finale. Vllaznia në këtë mënyrë duket shumë pranë sigurimit të titullit të 18-të kampion ndër 20 kampionatet e zhvilluara deri tani. Dita e sotme, ajo e gjysmëfinaleve ka qenë vendimtarja për përcaktimin e finalistëve. Përcaktues ka qenë pikërisht takimi I peshës 56 kg në mes boksierëve Ronildo Piranej të Vllaznisë dhe Elsid Kalemit të Tiranës. Sfida direkte ka përfunduar me fitoren e boksierit shkodran, çka ka bërë që epërsia të kalonte në anën e Vllaznisë. Sikur të mos mjaftonte ky ballafaqim, një tjetër boksier I Tiranës do mundej në ndeshjet e kësaj dite. Ka qenë pikërisht Ramazan Cenaj ai që në peshën 52 kg është mundur nga Arber Sula I Dardanisë. Këto dy humbje për ekipin e drejtuar nga Skënder Kurti dhe Sead Bushati, kanë bërë që Tirana të largohej nga pretendimet e saj. Vllaznia ndërkohë nuk ka gabuar. Në katër ndeshjet e ditës së djeshme, ajo ka arritur katër fitore duke nxjerrë kësisoj shtatë boksierë në finale. Një numër I tillë sportistësh në finale natyrisht që është një tregues I mirë I forcë së këtij ekipi që nën drejtimin e trajnerit Zef Gjoni I kishte vënë vetes si objektiv fitimin e titullit të 18-të kampion. Ndeshjet e ditës finale zhvillohen nesër paradite në orën 11.00 teksa Vllaznia në këtë mënyrë prêt të kurorëzohet si kampione edhe e këtij viti.
Fituesit e ditës së tretë
49 kg    Taulant Zajmi    (Dardania)
52 kg    Arber Sula    (Dardania)
56 kg    Ronildo Piranej    (Vllaznia)
60 kg    Fatjon Arapi    (Vllaznia)
64 kg    A.Merkohasanaj (Dardania)
69 kg    Denis Nurja    (Tirana)
75 kg    Alban Beqiri    (Tirana)
75 kg    Arnaldo Duka    (Flamurtari)
81 kg    Kristian Demaj    (Vllaznia)
91 kg    Emanuel Kacaj    (Vllaznia)
91 kg    Aleks Rama    (Tirana)
www.shkodrasport.com