Ne barazim pa gola eshte mbyllur ndeshja miqesore ne mes Dinamos dhe Vllaznise, e zhvilluar pasditen e sotme ne kompleksin “Internacional” ne Peze- Helmes. Pavaresisht rasteve te krijuara, asnjeri ekip nuk ka arritur dot te shenoje.

Rastin me te paster e ka patur sulmuesi Dilaver i cili ne minuten e 38-te ka shperdoruar nje mundesi te shkelqyer per te shenuar.

Nga ana tjeter, edhe dinamovitet kane patur rastet e tyre, madje kane arritur edhe te shenojne me ane te sulmuesit Pontrelli por goli i tij eshte anulluar per pozicion jashte loje.

Vllaznia siç dihet ka patur disa mungesa ne kete ndeshje dhe konkretisht ato te Gurishtes, U.Hoxhes, Isaevskit, Markut, Isufit, Imamit, Bardulles, Çobes.

DINAMO- VLLAZNIA 0-0

Dinamo: Bakaj, Paterni, Pere, Boci, Hidri, Berberi, Fejzaj, Kolgega, Diogo Da Silva, Pontrelli, Djidjiwa. TR: F. Cammarata

Vllaznia: Zogoviç, Lekaj, Adili, Shehi, N. Hoxhaj, Krymi, Kruja, Jonuzi, Victor da Silva, Imeri, Dilaver. TR: Th. Brdariç. U aktivizuan edhe Qarri, Kalaja, A. Hoxhaj, Ramadani, Sidorenco, Dunga, Deda.

Arbitër: Daniel Vrapi