Plot 5 javë para përfundimit të Kategorisë Superiore, Xhevahir Sukaj shprehej se Vllaznia nuk do bëhej si Tirana, që të rrëzohej nga kategoria.
Ja çfarë thoshte Sukaj, rreth 20 ditë më parë për Panorama Sport.
Në sezonin e kaluar zbriti nga Superiorja klubi rekordmen i Shqipërisë, Tirana. Ju tremb fakti se e njëjta gjë mund të ndodhë edhe me Vllazninë?
Të them të drejtën, kur ra Tirana sezonin e kaluar, mua më erdhi shumë keq, sepse është nga ato ekipe që e zbukuron kampionatin.
Mos harroni që këtij sezoni i mungoi derbi Partizani-Tirana, që është gjëja më e bukur që ka kampionati shqiptar.
Tani më bëhet qejfi që Tirana u rikthye përsëri në Superiore, por mua dhe Vllaznisë nuk ka pse na trembë ky precedent.
Nuk është e thënë që ra Tirana vitin që kaloi dhe do të zbresim nga Superiorja edhe ne këtë sezon. Besoj se nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.