Superiorja ofron pak sulmues dhe duket se shkodranët kanë studiuar disa tregje në kampionate të ndryshme, ballkanas dhe në Europë, apo dhe Brazili e Afrika. Por duket se do të rikthehen sërish te maqedonasi Marko Simonovski, i cili vjet luajti ne Rumani.

Kanë afro dy javë që shkodranët kanë nisur bisedimet me të dhe duket se tashmë duan që ta bëjnë të vetin, sepse vetëm Dunga në vijën e parë, siç edhe janë shprehur është shumë pak për synimet madhore që do të kenë në sezonin e ri.

Me shumë gjasa, duke përfituar edhe nga shtyrja me shumë mundësi e Superiores, në Shkodër do ta bëjnë të vetin sulmuesin maqedonas dhe shumë shpejt trajneri Brdariç do ta ketë nën urdhrat e veta.

Me kete perforcime me shume mundesi do te mbyllet edhe merkatoja e Vllaznise e cila ne fakt ka qene shume aktive kete vere duke ofruar ne rradhet e saj nje numer te madh futbollistesh.