Pavaresisht deshires dhe optimizmit te basketbollisteve shkodrane perpara ndeshjes, ata nuk ia kane dale te fitojne ndaj bardhebluve ne ndeshjen e luajtur pasditen e sotme ne sallen sportive “Fahrije Hoti” te kryeqytetit.

Skuadra e Tiranës fitoi 97-86 ndaj Vllaznisë, që me këtë humbje humbet përfundimisht çdo shans për të shkuar në play off. Bardheblutë, pas fitores në derbi një javë më parë, zhvilluan edhe sot një ndeshje të mirë ndaj rivalëve shkodranë, duke e dominuar takimin gjatë gjithë kohës.

Madje diferenca shkoi deri në 20 pikë. Vllaznia nuk arrin të tregojë nivel të lartë edhe pse e përforcuar me lojtarë të huaj, që nuk bëjnë diferencën. Ndaj, për shkodranët objektivi i vetëm tani mbetet mbijetesa në Superligë, ndërsa Tirana siguron fazën play off.

Basketboll – Superliga Meshkuj, java e 14-të

Kamza Basket – Teuta, 85-100

Goga Basket – Partizani, 84-71

Tirana – Vllaznia, 97-86