Pavaresisht perpjekjeve te medha, basketbollistet e Vllaznise nuk ia kane dale ta fitojne Kupen e Shqiperise te ketij sezoni. Ato jane “dorezuar” ne 10 minutat e finales se luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Dhimtraq Goga” te Durresit dhe si rrjedhoje Beselidhja shpallet fituese e ketij trofeu te sezonit 2024-2025.

Lezhjanet e kane nisur me mire kete perballje dhe marrin shpejt kontrollin e lojës dhe udhëheqin 27-15 në mbyllje të peridoës së parë.

Në të dytën është Vllaznia që luan më mirë, rikuperon dhe pjesa e parë mbyllet 44-42 për lezhjanët. Mjaft e ekuilibruar perioda e tretë, ku herë udhëheq njëra skuadër e herë tjetra (mbyllet 67-66).

Kur pritej qe ky rivalitet te vazhdonte edhe ne 10 minuteshin e fundit, ne fakt kjo nuk ndodh. Besëlidhja krijon një epërsi të lehtë, të cilën e administron me qetësi deri në fund, duke fituar 85-73. Tri lojtarë të Besëlidhjes realizuan mbi 20 pikë: Angle 22 pikë, Weeks 21 e Garrick 20 pikë.

Nderkohe tek Vllaznia pikeshenuesi me i mire ka qene Veton Gjeçaj me 20 te tilla te shenuara, e me pas Walton me 17 dhe Arnold me 16 pike. Ne kete menyre, Beselidhja eshte fituese e Kupes e Shqiperise per kete sezon, ndersa Vllaznia mjaftohet me vendin e dyte ne kompeticionin e dyte me te rendesishem te basketbollit shqiptar./www.shkodrasport.com/