Deshira e madhe e te gjithe shkodraneve ishte qe Vllaznia te luante sot ne finalen e madhe te “Final 4” per te shpresuar deri ne fund per fitimin e titullit kampion, por kuqeblute nuk ia dolen sepse u eliminuan ne gjysmefinale pas barazimit 0-0 ne gjysmefinale ndaj Egnatias.
Por ne fakt Shkodra do te kete “perfaqesuesit” e saj ne finale. Jane plot 4 futbolliste te cilet do ta shijojne kete ndeshje dhe eshte e sigurte se kushdo ekip qe te shpallet kampion, do te kete shkodrane ne rradhet e tij.
Dominon ne fakt Egnatia e cila ka ne fakt plot tre futbolliste nga kryeqendra e Veriut ne rradhet e saj. Duke filluar nga portieri Alen Sherri, mbrojtesi Abdurrahman Fangaj dhe mesfushori fantazist Sebastian Spahiu.
Nga ana tjeter, ne rradhet e finalistit te dyte- Partizanit, ka ne rradhet e tij edhe ai nje futbollist shkodran. Behet fjale per mbrojtesin shtatelarte Marçelino Preka. Per ke do te bejne tifo shkodranet ne kete ndeshje? Me siguri per askend, por gjithsesi Shkodra do te kete kampionet e saj edhe kete sezon./www.shkodrasport.com/