Te Vllaznia nuk kane kohe “te marrin fryme”. Mbreme pas 120 minutash dhe shume stresi, kane festuar kualifikimin per ne gjysmefinalet e Kupes se Shqiperise, por futbollistet dhe stafi kuqeblu nuk ka patur shume kohe ne dispozicion per te festuar.
Diten e sotme, titullaret dhe nje pjese e lojtareve te pankines kane qene ne rikuperim, ndersa disa lojtare te rinj kane luajtur me ekipin U21 ne ndeshjen e kampionatit ndaj Vores. Neser ekipi do te zbrese serish ne fushen e stervitjes. Kjo sepse nuk kane kohe te pushojne aspak.
Ndodh keshtu sepse stafi teknik dhe futbollistet do te kene vetem dy seanca ne dispozicion per te pergatitur ndeshjen e rradhes per kampionat, ate qe do te luaje diten e shtune ne transferte ndaj ekipit te Laçit. Siç eshte bere e ditur, sfida do te luhet me date 1 mars ne ora 14:00 ne stadiumin e qytetit te Laçit.
Kalendari eshte shume i ngjeshur (te merkuren e ardhshme Vllaznia pret ne Shkoder Partizanin) dhe per kete arsye, trajneri Brdariç u ka kerkuar futbollisteve te bejne shume kujdes me regjimin sportiv. Numri i madh i ndeshjeve ne nje periudhe te shkurter kohore kuptohet qe ka ndikimin e vet, megjithate skuadra eshte ne rrugen e mbare dhe ne rradhet e saj ka entuziasem per ta mbyllur si duhet kete sezon.(www.shkodrasport.com)