Nga Endri ÇINARI

Vllaznia po kalon një moment të mirë forme në këtë periudhë. Ku mes kampionatit ku tashmë duket se ka siguruar “final 4”, ku madje mban edhe vendin e dytë dhe kupës ku tashmë shkodranët janë në gjysmëfinale, gjithçka duket në rrugën e mbarë për ekipin e Brdariç. Skuadra është në luftë për të dy trofetë sezonalë, në një moment ku ka kaluar thuajse 70% e edicionit 2024-25. 

E në fakt këtë e vërtetojnë edhe 7 ndeshjet e fundit të zhvilluara mes kampionatit dhe kupës. Ku 9 herë kampionët e Shqipërisë nuk njohin humbje, duke krijuar në njëfarë mënyre një vazhdimësi në rendimentin e tyre. Kështu që nga humbja e fundit në kampionat kundër Egnatias në shifrat 0-2, në datën 26.01.2025, kuqeblutë nuk kanë njour asnjë disfatë tjetër, shkruan shkodrasport.com

Gjatë kësaj periudhe ata numërojnë dy barazime (0-0) dhe (3-3) në çerekfinalet e kupës kundër Elbasanit ku u kualifikuan me penallti. E po ashtu dy barazime 0-0 ndaj Dinamos në kampionat, 1-1 në Shkodër përballë Elbasanit në javën e 26-të dhe dy suksese në kampionat kundër Bylis 3-0 dhe Teutës 1-3. Ku gjithashtu llogaritet edhe barazimi i fundit në transfertë në kampionat kundër Laçit me rezultatin 2-2. Shifra që tregojnë qartazi për formën e mirë të shkodranëve dhe ambiciet e tyre këtë sezon. 

Megjithatë pavarësisht se Vllaznia nuk njeh humbje në periudhën e fundit, ajo që shqetëson është numri i madh i barazimeve. Skuadra ka 5 të tillë në 7 ndeshjet e fundit, duke numëruar vetëm dy fitore në kampionat. Pavarësisht se e rëndësishme është të mos humbasësh në futboll, mungesa e fitoreve është një aspekt që duhet analizuar në kampin shkodran.(www.shkodrasport.com)