Ardit Krymi është një nga lojtarët besnikë të Vllaznisë, duke qëndruar me kuqeblutë edhe në Kategorinë e Parë, pavarësisht se ofertat në drejtim të tij kanë qenë të shumta.

Klubi kuqeblu nuk ka bërë ndonjë hap konkret për të bindur lojtarin që të rinovojë marrëveshjen dhe duket se palët janë pajtuar me faktin se këta gjashtë muajt e ardhshëm janë të fundit mes tyre.

Krymit i skadon kontrata në muajin maj dhe pasi të mbarojë sezoni, do të shikojë për të tjera mundësi.

Gjithsesi, ai e ka vendosur që edhe në këtë pjesë të dytë të sezonit të luajë me kuqeblutë, ku ëndërron që skuadra të kapë një vend në zonën europiane. Gjatë këtij kampionati, ai ka mbajtur edhe shiritin e kapitenit te Vllaznia ne mungese te Likes.