Vllaznia e femrave nuk ka te ndalur. Ajo ka mundur pasditen e sotme ekipin rival- Tiranen me rezultatin 3-0 dhe ne kete menyre jo vetem ka siguruar titullin simbolik te “kampionit te dimrit”, por ka hedhur edhe nje hap te sigurte drejt titullit te 10-te kampion.
Takimi eshte luajtur ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit dhe eshte dominuar nga vajzat shkodrane te cilat e kane kerkuar me ngulm fitoren, pavaresisht se kundershtari u mbrojt me shume forca.
Si rrjedhoje goli i pare i vajzave kuqeblu vonoi te dilte ne drite dhe u shenua nga sulmuesja Esi Lufo ne minuten e 30-te teksa ka goditur sakte me koke pas nje krosi nga e djathta. 10 minuta me vone do te ishte po kjo lojtare qe do te shenonte edhe golin e dyte, kete here me nje gjuajtje tokazi me kembe.
Ne kete menyre, pjesa e pare e kesaj ndeshje u mbyll ne shifrat 2-0 per Vllaznine. Ne te dyten do te kishte edhe nje gol tjeter, kete here nga mesfushorja Gresa Berisha me koke dhe ky do te ishte goli i trete dhe i fundit i ndeshjes.
Vllaznia ne kete menyre e mbyll fazen e pare te kampionatit me pike te plota 27 dhe shpallet kampione dimri, nderkohe qe Tirana mbetet ne vendin e dyte me tre pike me pak. Me fitoren e sotme, ekipi shkodran ka hedhur nje hap te sigurte drejt fitimit te titullit te 10-te kampion rradhazi./SHKODRA-SPORT.COM/