Vllaznia ka vijuar me përgatitjet për ndeshjen e rradhës kundër Luftëtarit. Shkodranët duan kthesën pas humbjes në Durrës dhe rrezikut që sjellë rënia nga kategoria.

Në analizën e djeshme bëhet me dije se trajneri Gjoka nuk ka drejtuar gishtin e akuzës te asnjëri prej lojtarëve, por kërkon reagim në ndeshjen e rradhës për të mos rënduar akoma më tepër gjendjen e ekipit.

Një mungesë në stërvitjen e djeshme ka qenë ajo e Nuredden Orelesi.

Nigeriani ka munguar për shkak të një gjendjeje gripale, por me shumë mundësi në ditët në vijim do bashkohet me ekipin për tu përgatitur për ndeshjen e së shtunës.

Kundër Luftëtarit, Vllaznia ka një rekord pozitiv këtë sezon ku numëron dy barazime dhe një fitore.